Ka përfunduar koha e rregulltë në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt në kuadër të Community Shield.
Pas 90 minutash lojë, rezultati në “Wembley” është 1:1, raporton Zëri.info.
Në pjesën e parë, Manchester City shënoi gol përmes anglezit Raheem Sterling në minutën e 12-të.
Ndërkaq, në pjesën e dytë Joel Matip barazoi shifrat në minutën e 78-të të ndeshjes.
Fituesi i këtij kompeticioni do të vendoset në penallti.