Reagim i BDI-së ndaj prononcimit të Taravarit

Deklarata konfuze e Arben Taravarit mbi zhvillimet në urbanizëm në komunën e Gostivarit, nxjerr në pah paaftësinë e tij në udhëheqje me institucionin që drejton.

Marketing

Gati dy vite që udhëheq me komunën e Gostivarit, Taravari sillet sikur të jetë në opozitë dhe jo si menaxhues i pushtetit lokal, duke tentuar që dështimet e tij t’i adreson diku tjetër duke mos mbajtur përgjegjësi për postin që ia besuan qytetarët.

Kur flasim për urbanizmin, në zyrat tona paraqiten investitorë që keqpërdoren dhe reketohen nga njerëzit e Taravarit. Të njëjtëve

ju lejohet të fillojnë të ndërtojnë duke ju marrë ryshfet, dhe pastaj i pengojnë dhe i kërcënojnë për prishje në qoftëse nuk paguajnë edhe më shumë të holla.

Ftojmë institucionet kompetente të ndërhyjnë në zbardhjen e keqpërdorimeve që po ndodhin në institucionin që drejton Arben Taravari.