Liverpool dhe Manchester City kanë luajtur baras në 90 minutat e rregullta për ‘Community Shield’.
Në një ndeshje spektakolare, Liverpool dhe kampionët e Premierligës luajtën 1:1, për të lënë gjithçka në fatin e penalltive.
Ndeshja u zhbllokuar herët nga Manchester City, të cilët kaluan në epërsi me anë të Raheem Sterling, në minutën e 12’, shkruan lajmi.net.
Liverpool arriti të barazonte rezultatin vetëm në pjesën e dytë, kur po luhej minuta e 78’, me anë të mbrojtësit Joel Matip.
Në ekzekutimin e penalltive më të saktë ishin lojtarët e Pep Guardiola, të cilët fituan me rezultatin 5:4.
Ishte Gini Wijnaldum ai që gaboi nga pika e bardhë, për t’i dhënë trofeun skuadrës që dominoi futbollin anglez sezonin e kaluar.
Kështu, Man City nis sezonin e ri ashtu siç e mbylli të kaluarin, me trofe të fituar.