Paulo Dybala – Manchester Unitedit, merret vendimi i madh

Paulo Dybala do t’i rikthehet stërvitjeve me Juventusin nesër, derisa Manchester Unitedi e ka pranuar humbjen në ndjekjen e tij.

Marketing

Dybala i cili pritej të shkëmbehej me Romelu Lukakun, do të mbetet te “Zonja e Vjetër”.

Mediat në Itali janë të bindura se “La Joya” do të jetë i pranishëm nesër në stërvitje për ta filluar punën me Maurizio Sarrin, trajnerin e Juventusit.

Ai kishte leje ta vazhdonte pushimin, së bashku me Alex Sandron pasi morën pjesë në Kupën e Amerikës.

Dybala thuhet se i ka thënë agjentit të tij se nuk dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit.

Edhe mediat në Angli raportojnë se Manchester Unitedi e ka pranuar humbjen dhe se ka mbyllur bisedimet me Juventusin.