Të dy grupet e tifozëve shkëmbyen grushta për më shumë se një minutë, me një tifoz të Liverpoolit që u largua me një fytyrë të përgjakur përpara se të tërhiqeshin nga treni pasi tifozët e Cityt vazhduan të shkelmonin dhe të grushtonin fytyrat e tyre.
Policia Britanike e Transportit ka konfirmuar se po heton përleshjen, përcjell lajmi.net.
Ndryshe, trofeu i ‘Community Shield’ i takoi Cityt, pasi mposhti Liverpoolin pas ekzekutimit të penalltive (5-4).
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi baras 1-1.