Mbi 14,5 miliard denarë ose 236,4 milion euro janë kthyer biznes sektorit në gjysmën e parë të vitit, përmes kthimit të rregullt dhe jo selektiv të TVSH-së për kompanitë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kthimi i TVSH-së ndaj firmave përfshirë dhe muajin korrik ishte më i lartë për rreth 14,5% krahasuar me vitin e kaluar.
Zëvendësministrja e financave Shiret Elezi thotë se me kthimin e rregullt dhe jo selektiv të TVSH-së përmirësohet likuiditeti i firmave. Kjo është e rëndësishme për funksionimin pa pengesa të firmave, por edhe për aktivitetin e tyre investues.
Në krahasim me vitin e kaluar, rimbursimi i TVSH-së për kompanitë ishte 30 milion euro më shumë se vitin e kaluar. Është një argument tjetër që kemi rritur mbledhjen e të ardhurave nga taksat, se likuiditeti është në nivel të mirë dhe se të gjitha detyrimet realizohen me kohë, – tha zëvendësministrja e financave, Shiret Elezi.
Tendencat pozitive në ekonomi reflektohen edhe nga mbledhja e mirë e të ardhurave tatimore, përfshirë TVSH-në, e cila është më e lartë për 5,6% në bazë bruto në krahasim me vitin e kaluar.