Haradinaj mirëpret vendimin rreth mbajtjes së seancës për shpërbërjen e Kuvendit

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e Kryesisë së Kuvendit për mbajtjen e seancës për shpërbërjen e parlamentit më 22 Gusht.
Me anë të një statusi në Facebook, Haradinaj e quajti të duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit këtë vendim.

Marketing

“Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 Gusht 2019, për shpërbërjen e Kuvendit, është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Ky vendim, do t’i hap rrugë procesit zgjedhor në vend, si opcion i vetëm dhe i domosdoshëm”.

“Po ashtu, është për t’u përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE. Kthimi i mandatit te Sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin”, ka shkruar ai.