Bisedimet e pranimit të vendit në Bashkimin Evropian gjithashtu do të varen nga rezultati i hetimit për rastin “Reket “, i cili duhet të zbulojë nëse në zhvatjen e Boki 13 është përfshirë edhe shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva. Këtë mesazh e dërgoi Zëvendës Ndihmës Sekretari i amerikan i shtetit Methju Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Këto janë akuza serioze dhe të gjitha akuzat e tilla serioze kërkojnë një përgjigje serioze. Ne mbështesim një hetim të plotë, thelbësor dhe transparent për këto akuza dhe nëse ka prova, një aktakuzë të përshtatshme. Kjo është një mundësi për autoritetet në Maqedoninë e Veriut të demonstrojnë gatishmëri për të respektuar sundimin e ligjit“-tha Methju Palmer zv/ndihmës sekretar amerikan i shtetit.
Përpara Palmerit, mesazhe për të zbuluar të gjithë të përfshirët në shantazhin e Boki 13, dërgoi dhe Komisioneri i BE-së Johanes Han, si dhe Filip Riker. Dhe ndërsa faktori ndërkombëtar kërkon një hetim të plotë – hetimi në vend është në pauzë. Prokurorët janë me pushime dhe Katica Janeva është gjithashtu me pushime. Pas pushimeve, Prokuroria për Krim të Organizuar duhet të zbulojë se përse Janeva ka fshirë gjithçka nga telefoni që pretendonte se e kishte humbur dhe nëse është përpjekur të fsheh diçka nga Vilma Ruskoska. Opozita edhe sot kërkoi të hetohet përfshirja e mundshme në “Reket” e zyrtarëve të LSDM-së.
Oktapodi nuk pushon, pushon vetëm prokuroria- Ruskoska . Ndërsa me pushime është dhe Katica Janeva, oktapodi dhe e ashtuquajtura organizatë joqeveritare për skandalin “Reket”, ku gjysma e anëtarëve të LSDM-së kanë mundësinë të shkatërrojnë lirshëm çdo provë dhe të ndikojnë tek dëshmitarët eventualë”-pohoi Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.
Në “Reket” për momentin të dyshuar janë Boki13 dhe Zoki Kiçeec. Kanë zhvatur 1.5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev, duke premtuar se do të ndalonin hetimin e PSP-së kundër tij për pastrim parash. Kamçev fillimisht rastin e paraqiti tek Zaevi dhe më pas në prokurori. Ai gjithashtu siguroi pamjet video të dorëzimit të parave si dhe një regjistrim audio, ku dëgjohet një prokuror nga PSP-ja si flet në interfon. Katica Janeva ka mohuar përfshirjen në “Reket” dhe ka thënë se Boki 13 e ka përdorur emrin e saj.