Deputeti Ilir Deda ka shprehur habinë me caktimin e datës 22 gusht për mbajtjen e seancës për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.
Ai në një intervistë në Info Magazine tha se një gjë e tillë është në shpërputhje me deklaratat e krerëve të partive politike.
“E patëm një garë ku të gjithë thoshin se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt. Duhet të sqarohen publikisht pse u caktua data e 22 gushtit”.
“Nuk e kam të qartë pse e kanë shtyrë aq shumë dhe e kam quajtur hajgare – dua t’ju them, mos e bombardoni opinionin publik duke thënë duam zgjedhje sa me shpejtë dhe me e shty datën e shpërbërjes së kuvendit”.
Ndërsa sa i përket mbajtjes se zgjedhjeve të reja, Deda ka paraqitur një propozim, që sipas tij, do t’i ndihmojë vendit ne tejkalimin e situatës aktuale.
“Mirë do të ishte të dalim me një listë e përbashkët opozitare”.
“Çdokush që nuk ka pasur mundësinë të kandidojë të bëhet pjesë e saj, të gjitha partitë politike opozitare të jenë së bashku për një kandidat për kryeministër, të paraqesin 100 emra në liste dhe rreth 15 emra për ministritë potenciale”.
“Ajo do ti fitonte 50 % që do të ishte një shumicë solide ne Kuvend”.
Deda gjithashtu tha se është e rëndësishme që të përafrohen planprogramet para zgjedhjeve dhe të paraqitet një plan emergjent për 100 ditshin e parë dhe se kjo është diçka që iu intereson qytetareve.