Janushev: Kërkojmë të zgjerohet hetimi për rastin ‘Haraçi’ dhe të zbulohen porositësit

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev nëpërmjet një konference për shtyp tha se “Reforma në gjyqësi me kriminel të amnistuar nuk mund të ketë. Nuk ekziston absurd më të madh kur njeriun që e shpëtuan nga përgjegjësia për krimin në ‘Global’ që ishte shtatë milionë euro të bëj thirrje për barazi. Gjyqtarët e tij nuk arritën ta shohin krimin që e pa i gjithë opinioni, ndërsa tani duhet të besojmë se ata do ta ndajnë drejtësinë joselektive dhe të sillen në mënyrë profesionale”.

Marketing

Sipas tij, prokuroria ‘Ruskovska’ dhe gjyqësia ‘Kacarska’ është gjithçka por vetëm e pavarur nuk është ndërsa fajtor për këtë, sipas Janushevit, është në mënyrë të drejtpërdrejtë Zoran Zaevi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM është për prokurori të pavarur që punon sipas ligjeve dhe do të hetojë krimit, pa dallim të përkatësisë partiake, etnike. OBRM-PDUKM është për prokurori që bazohet në parimet e sundimit të së drejtës dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha Janushev.

Janushev akuzoi se LSDM është për prokurori që që ju ndihmon për të bërë trysninë politike ndërsa LSDM dhe Zaev në vend se të jenë konstruktiv ata po pengojnë bisedimet.

Ai kërko të zgjerohet hetimi për rastin ‘Haraçi’, dhe të hetohen jo vetëm kryesit, por edhe porositësit, siç ceku ai, PSP, funksionarët e LSDM-së dhe të gjithë të përfshirët tjerë.