Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut, njoftoi se dje në orët e mëngjesit ka arrestuar një shtetas serb dhe dy turq, raporton Portalb.mk.
Arrestimi ishte bërë për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë në pikën kufitare Tabanovc, derisa po hynin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shtetasi serb N.ZH. (39) ishte përfshirë në një përleshje me dy shtetasit turq S.E. (42) dhe S.H. (40) në pikën kufitare. Kësaj përleshje i kishte paraprirë një aksidenti në komunikacion.
Të përfshirët në përleshje, janë dërguar në SPB-Kumanovë për ndjekjen e procedurave.