Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin vullnetin politik e jo për inat të njëri tjetrit. Ai ka shtuar se nuk është e arsyeshme të ndodhin zgjedhjet në kohë pushimesh.
Postimi plotë i tij:
E konsideroj të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3.
Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit. Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh. Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në “kësaj pune i ka dekë nëna”. Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por ti ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit. IM