Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në autostradën Shkup-Tetovë, më konkretisht në vendin e quajtur “Karpallëk”. Siç shihet në foto, një makinë, është përplasur me një kamionetë që bartte bojëra duke shkaktuar lëndime për të dy vozitësit e automjeteve, ndërsa autostrada nga Shkupi për në Tetovë, është bllokuar dhe nuk lejohet kalimi i automjeteve, deri në pastrimin e rrugës dhe kryerjen e hetimit.
Siç informon Njësia Territoriale kundër Zjarrit në Tetovë, për momentin është duke u pritur të vij në vendin e ngjarjes hetuesia, ndërsa nga zjarrfikësit është duke u punuar intensivisht në mënjanimin e pengesave nga autostrada, me qëllim që rruga të rihapet sa më shpejt.
Sipas informacioneve të para, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën ka lëvizur makina e tipit Golf, e cila ka goditur kamionetën që ka qenë në lëvizje para makinës.