I dyshuari për reket, Zoran Milevski Kiçeec, i cili është në paraburgim, është dërguar në një spital privat për ekzaminim, me miratimin e gjykatës, pasdite. Pas kontrollit, ai është dërgua përsëri në njësinë e paraburgimit të Shutkës, konfirmojnë nga burgu TV 24, përcjell FLAKA.
Sipas informatave ka pasur rekomandim edhe për kontrolle shtesë, por për ato do të duhet të vendos gjykata, nëse dhe kur do të bëhen.
Mileski vetë ka kërkuar ekzaminim në klinikë private, megjithëse i takon ekzaminim falas në klinikën shtetërore. Nëse i arrestuari ose i burgosuri insiston për ekzaminim në një klinikë private, ai ose ajo përballojnë vetë të gjitha shpenzimet, përfshirë transferimin.