Liverpool e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2019/2020 në Premierligë, duke e mposhtur 4:1 Norwich City në ‘Anfield Road’, të premten pasdite.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp pati një fillim mbresëlënës, duke shënuar të katër golat në pjesën e parë.
Grant Hanley me autogol në minutën e 7’, i dhuroi epërsinë e parë Liverpoolit prej 1:0.
Në minutën e 19’, Mohamed Salah dyfishoi epërsinë në 2:0, ndërsa Virgil Van Dijk në minutën e 28’, shënoi për 3:0.
Në fund të pjesës së parë, Liverpooli gjeti edhe golin e katërt përmes David Origi.
Pjesa e dytë e ndeshjes dhuroi vetëm një gol, dhe atë për mysafirët që në minutën e 64’ me anë të Teemu Pukki, shënuan golin e nderit.
Në bankën e rezervistëve për Liverpool në këtë ndeshje ishte edhe Xherdan Shaqiri, por që Klopp vendosi të mos e inkuadrojë për asnjë minutë.