Si të ndiheni mirë me gjithë temperaturat e larta?

Dr. med. Halil Krasniqi, sqaron si krijohet temperatura në trupin e njeriut dhe cilat janë rreziqet shëndetësore nga nxehtësia.
Në gjendjen normale fiziologjike, trupi ynë ka një temperaturë prej 37 gradësh celsius.

Marketing

Në bazë të kësaj, temperaturat e larta, të cilat mbizotërojnë aktualisht s’duhet të na mundojnë fare, ngase edhe trupi ynë e ka po të njëjtën temperaturë.

Prandaj, trupi i njeriut prodhon vazhdimisht temperaturë nga lëvizja e muskulaturës, nga procesi punues i organeve të brendshme si edhe nga procesi i metabolizmit kimik trupor.
Për një kohë të shkurtër, trupi i njeriut mund të arrijë një temperaturë prej 41 gradësh celsius.

Këtë temperaturë e kemi ne, në ambientin ku gjendemi. Pra, jashtë trupit tonë, është ngjashëm si një radiator.
Pavarësisht nga pesha dhe aktiviteti trupor, ne prodhojmë një energji prej 100 vatësh, e cila i përgjigjet një temperature prej tre poçësh elektrikë. Trupi ynë e ka një lloj termostati me të cilin ai e rregullon ndryshimin e temperaturës dhe kjo: në lëkurë, në shtyllën kurrizore, por që edhe në trurin tonë gjenden qeliza nervore, të cilat janë të ndjeshme ndaj temperaturës.

Nëse temperatura e trupit tonë ulet ose ngrihet me një vlerë të caktuar, atëherë lirohen hormone të veçanta në organizëm, të cilat ndihmojnë rregullimin e temperaturës fiziologjike normale. Porsa të ngrihen temperaturat e larta në mjedisin tonë, menjëherë reagon tensioni dhe qarkullimi i gjakut në forma të ndryshme dhe kjo: gjaku tërhiqet nga organet dhe qarkullon në sipërfaqe të trupit.

Nga ky proces zgjerohen enët e gjakut. Tensioni i gjakut ulet, sepse sasia e njëjtë e gjakut ka tashmë vend të mjaftueshëm në enët e zgjeruara të tij. Personi nis të djersijë. Këtu nis të harxhohet, digjet energjia, e cila tërhiqet, merret nga trupi dhe me këtë e freskon trupin tonë. Në temperaturat ekstreme, trupi i njeriut mund t’i humbasë deri në 6 litra lëngje trupore. Këtu nis edhe rrethi vicioz.
Kujdes! Nga tensioni i ulet i gjakut nuk qarkullon gjak i mjaftueshëm në zemër, shkaku i kësaj, ndaj edhe truri nuk pranon oksigjen të mjaftueshëm. Sipas institutit “Robert Koch’’, vitin e kaluar, vetëm në Berlin, kanë vdekur 490 persona, si pasojë e valës së të nxehtit.

Nga djersitjet e shumta, trupi i njeriut humb substanca të rëndësishme mineralesh, por edhe kripëra të shumtë, të cilat shkaktojnë mungesë të madhe elektrolitesh dhe me këtë rast shkaktohet goditja e të nxehtit. Kjo situatë mund të kundërveprohet nëse marrim lëngje ”isotonike” të mjaftueshme, por edhe supa me zarzavate plotësuese.

Këshilla si të ndiheni mirë në valët e nxehtësisë, por edhe si t’i përballoni lehtë temperaturat e larta nga dr. Halil Krasniqi, drejtor i Klinikes se Mjekësisë Vaskulare dhe Endovaskulare, Pforzheim, Germani.

Mos përdorni lëngje të ftohta (akull). Këto kërkojnë shumë energji për t’u ngrohur në traktin gastrointestinal të tretjes. Më mirë është të përdorni çaj të ngrohtë me nenexhik të freskët si edhe lëng molle të përzier një me dy me ujë.
Mundësisht të përdorni pak alkool. Pak mish dhe “virshlle” zgare dhe më tepër perime dhe sallata. Ushqimet e lehta me perime, fruta të freskëta dhe sallata e ndihmojnë dhe e plotësojnë gjendjen e mineraleve në organizëm. Ushqimet e zgarës, ato të yndyrshmet si “pomës” e mundojnë trupin shumë dhe shkaktojnë djersitje e me këtë humbje energjie.
Relaksimi me ujë të ftohtë Relaksim të nevojshëm mund të keni, duke i larë duart, krahët me ujë të ftohtë, por edhe këmbët në një banjë freskuese.

Përdor sistemin – klimën me kuptim të plotë. Klima duhet të programohet vetëm 5 gradë më e ftohtë se temperatura përjashta. Këtë duhet ta keni parasysh.

Temperaturat më të larta gjatë ditës janë midis orës 16.00 dhe 18.00. Në këtë kohë krijohet temperatura plotësuese nga ndërtesat dhe rrugët e asfaltuara. Të dembeloheni në valën e nxehtësisë është e shëndetshme. Kur janë temperaturat 35 gradë është mirë që të lëvizeni sa më pak. Aktivitetet trupore dhe sportive duhet të kryhen në mëngjes apo në mbrëmje vonë. Flini dhe pushoni të relaksuar. Bëjini dush para se të shkoni në krevat me ujë të vakët dhe mbulohuni kryesisht me mbulesë të hollë freskuese, hapini dritaret.
Ventilatorët dhe sistemi i klimës nuk duhet aktivizuar apo përdorur gjatë natës. Mbulesa e kokës është e rëndësishme. Të qëndruarit gjatë në natyrë në rreze dielli duhet patjetër ta mbulohet koka.

Qëndrimi i gjatë në rreze dielli mund të shkaktojë ënjtjen e cipës se trurit, por edhe tërë trurit. Nëse kjo ndodh, atëherë shfaqen këto simptoma: të përziera në stomak, vjelljeje, marramendje, humbje vetëdijeje, rrahje të shpeshta të zemrës, por mund shkaktohet edhe alivanosja kardiovaskulare.

Veshmbathja në valën e të nxehtit, rrobat e lehta dhe të gjera Pantallonat e gjerë largojnë temperaturën jashtë trupit, derisa rrobat e ngushta dhe të lidhura për trupin krijojnë temperatura plotësuese. Vishuni me rroba të bardha. Ato e reflektojnë temperaturën, jo rroba te zeza, ato absorbojnë dhe krijojnë temperatura të panevojshme.