Në prag të Kurban bajramit, OH “El Hilal” organizoi aktivitete humanitare qëllimi i të cilave është që një pjesë e kategorive synuese, nevojtarë të regjistruar në listat e Organizatës, t’i gëzohen ardhjes së kësaj feste. Nga qendra e Organizatës dhe e degët kryesore të saj, përveç grumbullimit të autorizimeve për therrjen e kurbanëve janë zhvilluar edhe aktivitete tjera humanitare. Kësaj i kanë prirë degët në Gostivar, Shkup dhe Tetovë.
Në Gostivar, me kontributin e një mërgimtari nga ky qytet që jeton në SHBA, janë përgatitur 90 pako humanitare me artikuj ushqimorë dhe higjienikë. Sot pakot u shpërndanë përpara zyrës së degës duke u bazuar në listat prioritare të “El Hilal”-it . Dega e Shkupit nga zyrat në Çair shpërndau ndihmë financiare për 60 jetimë të “El Hilal”-it , ndërsa rreth 150 persona morën pako me ëmbëlsira, artikuj ushqimorë, higjienikë dhe veshmbathje. Këto ndihma u siguruan nga donatorë vendas.
Edhe dega e Tetovës me rastin e Kurban bajramit dorëzoi dy kamionë me veshmbathje dhe mjete higjienike për nevojtarë të kategorive të ndryshme. Ndihmat janë donacione nga individë të shumtë.
Aktivitete me ndihma të ngjajshme janë realizuar edhe nga degët tjera të Hilal”-it.
Përndryshe këto ditë intensivisht grumbullohen kurbanët mishi i të cilëve do t’u shpërndahet rreth 2.500 nevojtarëve, ndërkaq lëkurat do të shkojnë për fondin e bursave studentore.