Gazeta serbe Kurir ka publikuar deklaratën e Bokit 13 para policisë, kur u arrestuar si i dyshuar kryesor në rastin “Reket”.
“Nëse më vrasin faktet janë te Nëna ime”, ky është titulli në ballinën e gazetës serbe.
“Nëse më varni dhe mundoheni ta paraqitni si vetëvrasje, nëse më rrahni, më torturoni, më frikësoni, tash mirë por ju tregoj që të mos thoni se kemi ditur, askush nuk do kursehet” është Boki sipas gazetës Kurir.