Kryeministri Zoran Zaev pas videos së publikuar sot, ku përmendet edhe emri i tij, ka thënë se emri i tij është keqpërdorur.
“Gjatë kësaj nxirren gënjeshtra me qëllim njëri bashkëbisedues të përforcoj pozicionin e tij të autoritetet para bashkëfolësit tjetër. Në mënyrë kategorike i hedhë poshtë dhe them me përgjegjësi, çfarëdo lidhje, bashkëpunim ose komunikim me të dyshuarin Bojan Jovanovski në lidhje me rastin ‘Zhvatja’ dhe për çfarëdo tjetër çështje që janë lëndë e hetimit për këtë rast”, ka shkruar Zaev në llogarinë e tij në facebook
.
Ai ka shtuar se me Bojan Jovanovskin, ka biseduar vetëm për aktivitetet humanitare, ndërsa Qeveria, e as ai nuk kanë pasur bashkëpunim të mëtutjeshëm as formale e as joformale.
“Jam paraqitur edhe në intervistë tek 1tv, sic jam paraqitur rregullisht edhe në media tjera. Edhe njëherë ju bëj thirrje organeve hetuese në tërësi, pra në tërësi ta hetojnë rastin dhe të sjellin vendime. Institucionet e pushtetit ekzekutiv u janë në dispozicion me kapacitetin e plotë organeve hetuese dhe gjyqësore”, ka shtuar Zaev.