“Reketi”, VMRO-ja kërkon arrestimin e Zaevit dhe Janevës

Pas publikimit të video incizimeve të rastit “Reket”, partia opozitare VMRO DPMNE kërkon nga Prokuroria Publike ti ngritë akuza ndaj kryeministrit Zaev dhe kryeprokurores Speciale Janeva. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-së Janushev tha se “oktapodi” kriminel dhe i korruptuar i pushtetit nxjerr në pah përfshirjen e Zaevit në këtë rast me pazaret milionëshe në emër të drejtësisë.

Marketing

Nëse materialet e publikuara në opinion i ka poseduar prokuroria e Ruskovskës, atëherë në vend që të shkonte në pushime verore duke lënë pezull hetimin, ajo deri më tani duhej të kishte urdhëruar që të paraburgosej Katica Janeva, dhe të njëjtën gjë duhej ta kishte bërë për Zoran Zaevin. Në një situatë të tillë, mbetet dyshimi se i gjithë procesi hetimor nga prokuroria është një farsë e madhe që synon mbrojtjen e zyrtarëve të lartë që janë pjesë e krimit. Duke lënë aq shumë hapësirë ​​për shkatërrimin e provave nuk është hetim, por shkatërrim i tij- deklaroi Igor Janushev, Sekretar i Përgjithshëm i VMRO DPMNE-së.

Nga LSDM thonë se bisedat e publikuara në asnjë moment nuk dëshmojnë se ishte i përfshirë Kryeministri Zoran Zaev në rastin “Reket”, por thuhet e kundërta.

Përpjekjet e regjimit të Nikolla Gruevskti të mbështetur nga VMRO DPMNE-ja e Hristijan Mickoskit janë të kota për të shkatërruar shtetin e së drejtës, për t’i ikur përgjegjësisë, duke penguar miratimin e ligjit të Prokurorisë Publike. Nga incizimet është më se e qartë se Kryeministri Zoran Zaev jo vetëm drejtpërsëdrejti, por as tërthorazi nuk është i përfshirë në këtë rast, por bëhet e qartë se qëllimi i vetëm i këtyre incizimeve është pikërisht ai të diskreditohet- tha Kostadin Kostadinovëdhënës i LSDM-së.

Kostadinov tha se organet kompetente duhet ta përshpejtojnë hetimin për rastin aktual “Reket”, duke i zbuluar porositësit, zbatuesit dhe ndihmësin e këtij shantazhi.