Real Madrid dhe Barcelona i janë futur një beteje të madhe, jashtë fushave të blerta.
Ylli brazilian i futbollit pritet të largohet nga Paris Saint Germain gjatë këtij afati kalimtar, me destinacionin e mundshëm, La Liga.
Barcelona dhe Real Madrid janë dy skuadrat që duan shërbimet e tij, me lojtarin që duket sikur preferon Barcën për një nuancë më shumë.
Raportime nga ‘Sport’ bëjnë të ditur se Real Madrid i ka ofruar Neymar një pagë më të lartë.
Neymar përfiton pagë të majme tek PSG, por tek Real Madrid ajo do të rritej akoma. Kurse, për dallim, Barca i ka kërkuar lojtarit të gjysmojë pagën.