Muhamed Mekaca u dëbua nga Qeveria italiane nën akuzën se është pjesëtar i një organizate ekstremiste.
Mekaca i cili nuk ka pranuar të filmohet me kamerë, ka thënë se kjo i është bërë për shkak se pushtetarët italianë janë racistë.
Bashkë më të nuk u përzunë edhe tre fëmijët dhe gruaja e tij të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë në Siena të Italisë.
Ndërkaq, nga ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës kanë bërë të ditur se do të merren me rastin, dhe se e respektojnë vendimin e shtetit italian.