Skuadra italiane, Roma, është në mision për të përforcuar fazën defensive.
Roma janë në bisedime me Liverpool, për shërbimet e Dejan Lovren, si dhe me Juventus për Daniele Rugani.
Raportimet e bëra sot nga Italia bëjnë të ditur se Rugani veçse është lojtar i ‘Giallorossi’ dhe pritet vetëm zyrtarizimi, me një marrëveshje që do të përfshinte 5 milionë euro për huazimin e tij, me mundësi blerjeje në fund sezoni për 25 milionë euro.
Në anën tjetër, ‘ESPN’ bën të ditur se Roma dhe Liverpool janë në bisedime për Dejan Lovren, për të cilin kërkohen rreth 20-25 milionë euro.
Çmimi është i lartë për romakët, të cilët janë të gatshëm të paguajnë jo më shumë se 15-20 milionë euro.
Lovren thuhet të ketë arritur marrëveshje personale me Romën, ku pritet të fitojë rreth 4 milionë euro, plus bonuse.
Dëshira kryesore e trajnerit Fonesca, në këtë merkato, ishin përforcimet në qendrën e mbrojtjes