Nesër pasdite shi me bubullima dhe erë të fortë

Moti nesër në orët e paradites do të jetë me diell dhe veçanërisht ngrohtë në jug të vendit. Pasdite dhe gjatë natës, ndërsa fillimisht në pjesët veriore, vranësirat do të rriten dhe vende-vende do të. ketë shi të rrëmbyeshëm me bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të keq me paraqitjen e breshrit dhe erës së fortë. Kushte për paraqitjen e shiut do të ketë në në orët e natës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 e deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 32 e deri në 40 gradë, Indeksi UV do të jetë 9, bëri të ditur DPHM.

Marketing

Në Shkup, paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Nga mesdita do të ketë rritje të vranësirave dhe paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm të përkohshëm, bubullimave dhe erë të fortë dhe kushte për breshër. Temperatura minimale do të jetë 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38 gradë Celsius.

Të enjten ende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima kryesisht pasdite. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë për 5 e deri në 8 gradë më të ulëta. Më freskët do të jetë dhe të premten, ndërsa për fundjavë temperaturat do të rriten gradualisht.