Në përvjetorin e 18 të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, nga Lëvizja BESA konstatojnë se pikërisht atëherë kur duheshte të gëzohen frutat e një maturimi 18 vjeçar të një Marrëveshje historike, pikërisht iniciesit e kësaj marrëveshje politike vendosën të varrosin të njëjtën.
Nga kjo parti thonë se Marrëveshja e Ohrit duheshte të shërbeje si afrim mes dy popujve më të mëdhenjë në Maqedoninë e Veriut dhe fryma që buronte nga kjo kornizë duheshte të vazhdojë aq sa edhe vetë funksionimi i shtetit, por për fat të keq atyre që u ra në hise që të implementojnë këtë marrëveshje politike, të njëjtit e devalvuan e shtrembëruan dhe ja humbën kuptimin që në fund edhe e varrosën, duke lënë ende çështje të hapura për realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve në këtë shtet.
“Lëvizja BESA përmes politikave konzistente, reale dhe qëllim mira që nga themelimini saj njoftoj se Marrëveshja e Ohrit duhet të shërbejë si bazë ndërsa realizimi i të drejtave kolektive të shqiptarëve duhet të bëhet përmes “RIDEFINIMIT” të raporteve brenda etnike dhe se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë si shtet stabil, i drejtë dhe i zhvilluar vetëm përmes një marrëveshje të re politike që do jetë produkt i kompromisit të dy popujve më të mëdhenjë në shtet, atij shqiptar dhe atij maqedonas”, thonë nga Lëvizja BESA.