Vilma Ruskoska u kthye në punë

Shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskoska, e cila e udhëheq hetimin për rastin “Reket”, sot është kthyer në punë, kanë konfirmuar për 360 shkallë nga ky institucion.

Marketing

“Ruskoska ka shfrytëzuar pushimin vjetor, ndërsa prej sot është kthyer në vendin e punës dhe vazhdon me obligimet e saja”, njoftojnë nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokurori shtetëror, Ljubomir Joveski, disa here ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave në Prokurori do të thirret edhe Shefja e PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva, por akoma nuk ka një datë precize se kur ajo do të dëshmoj për rastin “Reket”.

Të gjithë që janë thirrur në Gjykatë për rastin “Reket”, në këtë faze janë në cilësinë e dëshmitarit. Derisa Prokuroria të vendos që të zgjeroj hetimin, të dyshuarit e vetëm mbeten Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Milevski (Zoki Kiçeec), të cilëve gjykata iu zgjati paraburgimin edhe për 30 ditë të tjera.

Deri tani për rastin “Reket”, kanë dëshmuar prokuroret e PSP-së Elizabeta Josifovska dhe Lile Stefanova.

Marketing