Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell vendim për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një personi, të dyshuar për veprën penale “vrasje”.
I dyshuari me përdorimin e një mjeti të mprehtë ka privuar nga jeta një person. Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht menjëherë pas mesnate në lagjen Lisiçe e Re.
Prokurori Publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për masën e paraburgimit 30 ditor për të dyshuarin e kryerjes së vrasjes. Gjykatësi ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë