VMRO: Hetimi për rastin “Reket” është kompromituar

Hetimi për rastin “Reket” është i kompromituar. I tërë muaji kaloi nga arrestimi i parë dhe marrja e Boki Trediçit dhe Kiçeec, ndërsa Prokuroria në vend se të punojë në dëshmimin e veprave të urdhëruesve dhe të ndihmuesve, punon në sigurimin e alibisë dhe lirimin e Zoran Zaevit dhe kryesve të tij. Janeva pa të cilën aspak nuk do të ishte e mundshme zhvatja milionëshe, është lënë të shëtisë nëpër plazhe dhe sallone ondulimi, të humbë dhe të formatojë telefona, të kthehet në punë si të mos ketë ndodhur asgjë.

Marketing

Mafia shtetërore e sulmon opinionin, ndërsa Ruskovska dhe Joveski nuk guxojnë të lëvizin pa shenjën e saj! Tërë muajin, telefoni i Janevës është në Prokurori, telefoni i Trediçit tërë muajin është në Prokurori, e tërë BE-ja e pa dhe dëgjoi zhvatjen, të gjithë e dinë se si kurdisen rastet dhe merret zhvatje për liri juridike, qytetarë dhe biznesmenë të mafies shtetërore. Ndërkaq, Ruskovska dhe Joveski merren me opinionin me kumtesa të zbehta!

Në vend të hetimit efikas, procedura po zvarritet.
Nëse për skandalin, krimin dhe korrupsionin më të madh, tërë muajin, mu para raportit evropian shpenzohet në pushime, atëherë me siguri mund të themi se këtij pushteti fare nuk i intereson për perspektivën evropiane të Maqedonisë. Mafia shtetërore jo vetëm që zhvatë, vjedhë dhe gënjen. Por është edhe e pasjellshme, fare të mos dalë nga rehatia e vet!. Kjo është e turpshme,kjo është nënçmuese!

Mafia shtetërore pa kurfarë legjitimiteti, e rrezikon të ardhmen e shtetit, e rrezikon sigurinë në shoqëri, e la peng të kaluarën, ndërkaq të ardhmen e fut në varfëri!
Mjaft me lojëra, Zoran Zaev dhe mafia e tij shtetërore e rrëmbeu çdo copë të Maqedonisë. Zoran Zaev me mafien qeveritare mban lidhje me Boki Trediçin. Zoran Zaev nuk nxiti hetim për përgjimin e Prokurorisë publike pas meje.

Zoran zaev nuk kërkoi hetim për Rashkovskin për kurdisjen e tenderëve me Leonardon. Zoran Zaev sistemon gjykatës, procese dhe aktvendime. Mafia shtetërore duhet urgjentisht të nxirret para drejtësisë. Por drejtësia me këta njerëz, me Zaevin, me Leonardon, me Shekin, me Kikin. Frikin, Kokin,
Bëjmë thirrje për dorëheqje urgjente, janë të domosdoshme zgjedhje urgjente që drejtësia të merret me çështjet ku përfundojnë paratë nga zhvatja, kush është organizuesi i zhvatjes, kush është koka e mafies shtetërore? Me institucionin prapa meje, me institucionet në rrugën e Bihaqit dhe rrugën e Ilindenit, përgjigje në këto pyetje nuk ka. Me ta Maqedonia po i jeton kohët më të errëta që do të mbeten të skalitura në memorien kolektive.
Naum Stoillkovski – Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së