Joshembullore, me një fjalor që mund të ofendojë kategori të tëra të qytetarëve tanë, kështu presidenti Stevo Pendarovski e vlerësoi deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev i cili tha se nuk do të lejojë “disa kriminelë, një gazetar suet dhe një pederast” ta rrëzojnë këtë qeveri.
“Bëhet fjalë për një deklaratë joshembullore e cila përmban fjalor i cili mund të ofendojë kategori të tëra qytetarë tanë dhe në këtë kuptim mendoj se është mirë që kryeministri që ditën e njëjtë u kërkoi ndjesë atyre të cilët janë ndjerë eventualit të ofenduar nga disa fjalë”, thotë Pendarovski në intervistën për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.
Edhe mua, shton, më ka ndodhur të më ikë ndonjë deklaratë dhe më kanë kritikuar për atë fjali, frazë apo deklaratë. Megjithatë, ajo ashtu duhet të jetë.
“Kështu është demokracia serioze dhe askush prej nesh nuk duhet të jetë nervoz dhe i zemëruar që opinioni ashtu percepton. Unë nisem edhe nga vetja – thjesht nuk kam të drejtë të bëj gabim”, thekson shefi i shtetit.
Theksoj edhe se qytetarët, si dhe politikanët janë nën presion të madh për shkak të zhvillimeve të shpejta të ngjarjeve, por se përgjegjësia e politikanëve është e madhe.
Lidhur me rastin “Reket”, përsëriti se është e pamundur aktorët kryesorë në këtë, siç tha, dramë, të marrin pushime vjetore, pavarësisht nëse supozohet të akuzuar apo prokurorë.