Korriku 2019, muaji më i nxehtë në historinë e njerëzimit

Kjo verë shënoi temperatura rekord në të gjithë botën, ku në shumë vende temperaturat e larta shkaktuan edhe viktima.
Fillimisht nga valët e të nxjehtit afrikan u prek Europa ku në shtetet si Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Çekia dhe Austria përjetuan temperatuart më të larta në historinë e tyre. Pas Europës ishte SHBA-ja dhe Kanadaja që u goditën nga i nxheti afrikan.

Marketing

Agjencia Atmosferike Amerikane NOAA sot njofoi se muaji korrik 2019 ka qenë muaji më i nxehtë në botë i rregjistruar ndonjëherë.

“Pjesa më e madhe e planetit ka njohur një nxehtësi të paprecedentë në korrik, me temperaturat që arritën nivele rekord gjatë muajit më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë”, komentoi agjencia amerikane.

“Për shkak të nxehtësisë rekord është reduktuar edhe akulli në detet e Arktikut dhe të Antarktidës në nivelet më të ulëta historike”, theksoi NOA.