Në Kashmir mund të përsëritet Srebrenica, a do ta vëzhgojë bota në heshtje?

Të enjten, Kryeministri i Pakistanit Imran Khan, paralajmëroi mundësinë e një masakre të re dhe spastrimit etnik të myslimanëve në Kashmir, “sikurse ajo që ndodhi 24 vjet më parë në Srebrenicë”.

Marketing

“A do të vëzhgojë bota në heshtje masakrën dhe spastrimin etnik të myslimanëve në Kashmir, ashtu siç bëri me Srebrenicën,” pyeti Khan në Twitter, duke shtuar:
“Dua të paralajmëroj bashkësinë ndërkombëtare që nëse lejohet të ndodhë, ajo do të ketë pasoja të rënda dhe do të provokojë reagime në botën myslimane duke shkaktuar radikalizëm dhe cikle dhune”, tha ai.

Retorika mes Indisë dhe Pakistanit vetëm sa po tensionohet.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir.
Në një fjalim, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se masa do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e “terrorizmit dhe separatizmit”, raportoi Rel.
Kashmiri pretendohet edhe nga India dhe nga Pakistani.
Të dyja vendet posedojnë armë bërthmore.

Ato kanë zhvilluar dy luftëra dhe një konflikt të kufizuar mbi Kashmirin që nga viti 1947.
Si erdhi deri te ngritja e tensioneve?
Tensionet në mes të Islamabadit dhe Nju Delhit janë rritur prej 14 shkurtit, kur një sulm vetëvrasës ka lënë të vdekur të paktën 41 trupa indiane në Kashmirin me shumicë myslimane.
Grupi militaint, Jaish-e-Mohammad (JeM) ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Prej asaj kohë incidentet kanë vazhduar në rajon.
Në muajin mars, Ushtria e Pakistanit ka thënë se forcat ajrore kanë rrëzuar dy aeroplanë të flotës ajrore indiane dhe kanë kapur një pilot më 27 shkurt, në zonën e Kashmirit që administrohet nga Pakistani.
Në muajin prill, tre ushtarë pakistanezë u vranë nga sulmet e Indisë në rajon.

Ushtria e Pakistanit tha se disa pjesëtarë të tjerë të saj u plagosën.
Në maj Grupi militant ekstremist, Shteti Islamik (IS) pretendoi se ka krijuar një “provincë” në Indi, pas përleshjeve ndërmjet militantëve dhe forcave të sigurisë.