“Mbrëmë pas mesnate, në afërsi të stadiumit të qytetit në Tetovë, pjesëtarë të policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria shtetasit e Kosovës I.C. (28) dhe A.L. (36), për arsye se në veturën e tyre, “Folkcvagen Golf” me targa të Kosovës, janë gjetur dhe konfiskuar 55 kuti (550 pako) cigare të llojllojshme dhe 1000 shkrepëse.
Dy shtetasit e Kosovës janë mbajtur në Stacionin policor Tetovë dhe merren masat për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tetovës.