Prokurori Rustemi nis “rrëfimin” për rastin “Zhvatja”

Prokurori special Burim Rustemi sapo është futur në Prokurorinë për krim të organizuar për t’u intervistuar për rastin “Zhvatja”. Përveç tij, flitet edhe se të punësuar tjerë nga PSP janë intervistuar sot.

Marketing

Në Prokurorinë për krim të organizuar nga fillimi i javës deklarata për rastin “Zhvatja” dhanë prokuroret speciale Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska, ndërsa të martën është thirrur edhe shefja e PSP-së, Katica Janeva. Prokurorja Lile Stefanova së bashku me shefen e saj Katica Janeva janë përmendur në bisedimet dhe videot e incizuara që i publikoi edicioni i gazetës italiane “La Verita”, në lidhje me rastet “Zhvatja” dhe “Perandoria”.

Hetimin për “Zhvatja” në Prokurorinë Publike e zhvillon shefja e krimit të organizuar Vilma Ruskoska.
Tani për tani të dyshuarit e vetëm – Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski qëndrojnë në paraburgim. Prokuroria i akuzon për vepër penale “marrje të shpërblimit për ndikim kundër ligjor”, ndërsa i akuzuari i parë Jovanovski edhe për “pastrim parash dhe të ardhura tjera nga vepra penale”.