Kryeministri Zoran Zaev nëpërmjet një postimi në faqen e tij në facebook ka shkruar se në Maqedoni pason një cikël investimesh që do kapin shifrën prej 5 miliardë eurove.
“Janë projektuar një miliard në rrugë, mbi një miliard në hekurudhë, mbi një miliard në energjetik me Çebren, me përçuesin drejt Shqipërisë dhe me gazsjellësin.
Investojmë në Qendrën e re Klinike, në bujqësi dhe zhvillim rural, në stacione filtruese për ujë, fabrika rajonale për grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave, kanalizim dhe sisteme ujësjellësi dhe projekte tjera që janë të nevojshme për qytetarët”, ka shkruar Zoran Zaev.