Janeva: Nuk kam dhënë urdhër për kontroll të prokurorëve, bëhet fjalë për keqkuptim

Prokurorja speciale publike Katica Janeva konfirmoi se nuk ka dhënë urdhër për kontroll të prokurores Fatime Fetai dhe të prokurorëve të tjerë dhe tha se bëhet fjalë për keqkuptim.
“Nuk është e vërtetë se kam dhënë një urdhër të tillë, bëhet fjalë për keqkuptim. Nuk jam në disponim për të thënë më shumë”, deklaroi Janeva për A1.on.

Marketing

Përndryshe, pritet që Janeva të martën në Departamentin e PP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duhet të dëshmojë lidhur me rastin “Reket”, për të cilin sot dëshmoi prokurori i PSP-së, Burim Rustemi, ndërsa tashmë dëshmuan edhe prokuroret Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska.