Kryeministri Zoran Zaev sot është takuar me kryetarin e Federatës Botërore të Hendbollit (IHF) Hasan Mustafa i cili është shoqëruar nga Zhivko Mukaetov, kryetar i Federatës së Hendbollit të Maqedonisë dhe Filip Milloshevski, sekretar i përgjithshëm i FHM-së, ka njoftuar pres shërbimi qeveritar.
Në takim, kryeministri Zaev i ka përshëndetur gjitha përpjekjet dhe investimet që ka bërë Federata e hendbollit dhe ka theksuar se hendbolli është sport “numër një” në shtet për momentin.
“Kampioni botëror në hendboll në kategorinë e meshkujve deri në 19 vjeç që mbahet në Shkup paraqet afirmim të vërtetë dhe promovim jo vetëm të sportit, por edhe shtetit në korniza botërore”, ka thënë kryeministri Zaev, duke uruar të pranishmit për organizimin e kampionatit që këtyre ditëve mbahet në vend.
Ndërkohë, bashkëbiseduesit, Mustafa dhe Mukaetov e kanë përshëndetur përcaktimin e kryeministrit Zaev dhe Qeverisë në Maqedoni të Veriut dhe janë pajtuar se bashkërisht do të punojnë në realizimin e më shumë rezultateve në hendboll dhe promovim të sportit në përgjithësi.