Ndërpritet përkohësisht greva e punonjësve komunal në Dibër

Është ndërprerë përkohësisht greva e punonjësve të shërbimeve komunale në Dibër.

Marketing

Kjo ka pasur pas takimit të të punësuarve me përfaqësues të Këshillit të komunës Dibër, të udhëhequr nga Bashkim Mashkulli i cili i ka njoftuar me vendimin e sjell gjatë seancës së jashtëzakonshme të Këshillit.

“E dëgjuam vendimin e Këshillit dhe greva përkohësisht është vënë në pushim. Besojmë se problemet më në fund do të tejkalohen dhe nuk do të mund ta riaktivizojmë ndërprerjen e punës. Jemi të vendosur, asgjë nuk mund ta na e ndryshojë mendjen”, ka thënë Dalip Mashkulli, përfaqësues i punonjësve.

Të punësuarit kërkojnë të paguhen kontributet për shëndetësi, sigurim pensional dhe invalidor për 11 vite, rritje të pagës dhe përmirësim të kushteve të punës.

Drejtori i “Standardit”, Mazllum Lleshi ka dhënë mbështetje të plotë të punësuarve edhe pse ka shtuar se problemi i imponuar nuk zgjidhet me shkop magjik menjëherë.

Mirëkuptim për problemin ka shfaqur edhe kryetari i Dibrës, Hekuran Duka i cili ka premtuar angazhim maksimal për tejkalimin e problemit një nga një.

“Këtë e kam trashëguar si problem dhe sa do që dua, nuk mund të zgjidhet menjëherë. Maksimalisht do të angazhohem me kërkesë edhe në nivel qendror dhe besoj se do të tejkalohet”, ka thënë Duka.

Ndaj 80-të të punësuarve në “Standard” nga janari i vitit 2015 rregullisht u paguhen kontributet, por për shkak të borxhit ndaj Fondit, ata edhe më tej nuk marrin shërbime shëndetësore.