Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar të Tabanocit është ndaluar një shtetas i Serbisë për të cilin dyshohet se ka tentuar të kaloj kufirin me veturë të falsifikuar.
“Më 17.08.2019 në orën 12:40 në vendkalimin kufitar të Tabanocit, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit për falsifikim të numrit win të automjeti të tipit “Pasat” me targa serbe, është ndaluar A.M.(47) nga Republika e Serbisë. Personi dhe automjeti është dorëzuar në SPB-Kumanovë për procedura të mëtejshme”, thonë nga MPB.