Janushev: VMRO-ja nuk i posedon incizimet nga rasti “Reket”

Si reagim ndaj rastit “Reket”, nga VMRO-DPMNE-ja paralajmërojnë protesta, përfshirë këtu edhe bllokada. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Igor Janushev në një intervistë për Radio Evropën e Lirë thotë se VMRO-ja nuk ka asnjë lloj komunikimi me gazetarin italian i cili i publikoi incizimet për rastin “Reket”, Laris Gajser.

Marketing

“Jo, nuk kemi komunikim, por nuk e kuptoj pse është kaq e rëndësishme kjo çështje që kohëve të fundit është ngritur në publik, sepse në një farë mënyre ne po mundohemi të bëhemi të shurdhër dhe të verbër, sepse e kemi parë, dhe po e shohim se ka paralajmërime që do të publikohen incizime të reja. Shpresoj që do të shohim se për çfarë bëhet fjalë. Për momentin nuk ka rëndësi se kush me kë ka komunikuar, kush çka i ka dhënë dikujt, nga kanë ardhur incizimet, etj. Por megjithatë po e konfirmoj edhe një herë personalisht – jo, nuk kemi asnjë kontakt”, thekson Janushev.

Në pyetjen nëse VMRO-DPMNE-ja i ka poseduar këto incizime më herët, Janushev siguron se partia e tij nuk ka poseduar asnjë incizim apo material para se të publikoheshin në gazetën “La Veritta”.

“Jo, jo, jo. Pra, absolutisht as që bëhet fjalë. Ju ndoshta po aludoni për atë që mund të ketë ndodhur disa vjet më parë, por absolutisht jo”