Dy burra theren me thika në Prizren për pjesëmarrje në lojëra zbavitëse

Mbrëmë në orën 22:20 në Prizren një burrë ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë – thika.

Marketing

Ai është therur nga një person tjetër pas një mosmarrëveshjeje rreth pjesëmarrjes në lojëra zbavitëse, njofton policia, transmeton Klan Kosova.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor pas incidentit dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

I dyshuari sipas policisë ndodhet në arrati.