Tentim për hakmarrje, serbi në Graçanicë e sulmon zyrtaren policore

Të mërkurën në Graçanicë, është sulmuar një zyrtare policore me përkatësi serbe.

Marketing

“Viktima femër K/Serbe zyrtare policore ka njoftuar se derisa ka qenë në postë është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar K/Serb”, njofton raporti policor.

Sipas viktimës, gjatë sulmit ankuesi e ka përmendur një dënim që viktima i kishte shqiptuar më herët të dyshuarit.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.