Serbët sulmojnë autobusin me shqiptarë në afërsi të Krushevcit

Mbrëmë, pas mesnate në ora 02:00, autobusi që vinte nga Kosova është sulmuar në Serbi, afër Krushevcit.

Marketing

Një nga dëshmitarët me inicialet A.S ka treguar për tmerrin që kishin përjetuar udhëtarët,

“Mbrëmë rreth orës 02:00, pas mesnate është sulmuar me gur autobusi i kompanisë Shpejtimi me tabela shqiptare afër Krushevcit. Pas sulmit me gurë, të gjithë gra e fëmijë filluan duke qarë, u frikësuan.”, u shprehë ai duke treguar se nuk është lënduar askush pasi është hedhur një guri në xhamin tek shoferi.

Tutje, dëshmitari tregoi për ardhjen dhe sjelljen e Policisë së Serbisë në vendin e ngjarjes.

“Pas 30 minutave arriti policia serbe në vendin e ngjarjes. Sjellja ishte e mirë por kanë ardhur me vonesë. “, u shpreh dëshmitari shkruan Indeksonline.

Në fundi ai tregoi se në Serbi kanë qëndruar deri në ora 05:00 dhe pastaj janë nisur dhe se tashmë gjendën në rrugën Austri-Gjermani.