David Luiz zbuloi se Mohamed Salah i kishte thënë atij se ai nuk e kishte ndier tërheqjen prej fanelle, e cila për pasojë pati një penallti në të mirë të Liverpoolit. Mbrojtësi i Arsenalit, megjithatë, e pranon se e kupton përse gjyqtari dha penalltinë në dëm të tij.
Liverpooli po fitonte 1:0 falë golit të Joel Matip në fund të pjesës së parë, kur gjyqtari dha penallti për të kuqtë duke gjykuar se Luiz e kishte penduar sulmuesin Salah duke e tërhequr për fanelle në pjesën e dytë.
Sulmuesi egjiptian realizoi gol fantastik nga penalltia duke e dyfishuar epërsinë e skuadrës së Jurgen Klopp.
Salah shënoi përsëri duke e turpëruar Luizin pasi e kaloi në mënyrë mjeshtërore dhe i siguroi Liverpoolit një epërsi prej 3:0, ndërsa ndeshja u mbyll 3:1.
Ai dhe Luiz u panë duke diskutuar në fushë dhe tani braziliani ka zbuluar se cila ishte tema e bisedës së tyre.
“Fola me Mo dhe ai më tha: ‘Nuk ndjeva se më preke, prandaj nuk u rrëzova’, por tani me VAR-in, nuk mund ta shohësh fuqinë prandaj është e vështirë për gjyqtarët”, tha Luiz.
“Gjyqtari e pa që e tërhoqa për fanelle, por nuk e di. E kanë të vështirë, prandaj nuk mund të ankohem për përpjekjet e tyre sepse edhe ata e kanë të vështirë”, shtoi ai.