Mbesim të përkushtuar në përpjekjet e Deklaratës që e aprovuam për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, komunikimi në parti është i shkëlqyer midis të gjithë funksionarëve, organet gjyqësore mund t’i përdorin të gjitha mjetet për cilindo qoftë funksionar të LSDM-së.
Këtë e theksoi sot anëtari i Këshillit Qendror të LSDM-së Goran Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me publikimin e dokumentit nga hetimi për rastin “Reket” në një pjesë të portaleve, pas çfarë kryeministri Zoran Zaev, ministrat Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska dhe deputetja Frosina Remenski paralajmëruan padi dhe hodhën poshtë çfarëdo qoftë përzierje.
“Sipas njohurive tona nuk ka funksionarë të përzier të LSDM-së në këto raste. Një pjesë e mirë, pa marrë parasysh nëse është status në Fejsbuk, ajo është deklaratë e tyre, shumë e qartë e thanë atë që e mendojnë”, theksoi Sugareski, duke vlerësuar se komunikimi në parti është i shkëlqyer midis të gjithë funksionarëve.
Siç theksoi, organet gjyqësore dhe Prokuroria Publike mund të kontrollojnë për cilindo qoftë në parti. Jemi të gatshëm, theksoi, nëse dëshmohet ndonjë lloj përgjegjësie për cilindo qoftë funksionar do ta marrin përgjegjësinë. Absolutisht nuk ka hapësirë cilido qoftë të amnistohet për shkak se është në ndonjë pozicion në qeveri apo në LSDM. Mbesim të përkushtuar në këtë, ndërsa organet gjyqësore mund t’i përdorin të gjitha mjetet për cilindo qoftë funksionar të LSDM-së, tha Sugareski.
Te LSDM-ja, siç thotë, ka pritje dhe shpresë se mund të vijë deri në marrëveshje midis grupeve të punës me VMRO-DPMNE-në opozitare dhe të miratohet ligji për Prokurorinë Publike.