Së paku pesë të vdekur nga përplasja mes helikopterit e aeroplanit në Spanjë

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Majorka të Spanjës, ku një helikopter është përplasur në ajër me një aeroplan të vogël. Raportohet për të paktën pesë të vdekur.

Marketing

Tragjedia ndodhi rreth orës 1 sipas kohës lokale, ndërsa besohet se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.

Vendi ku ndodhi aksidenti është vetëm 30 minuta vozitje me veturë larg një pike të famshme turistike për turistët britanikë.

Bëhet e ditur se helikopteri dhe aeroplani janë përplasur afër një spitali. Autoritetet deri tash e kanë konfirmuar vdekjen e tre personave.

Sidoqoftë, ekziston frika se numri i njerëzve të vdekur mund të rritet pasi disa persona të tjerë janë zhdukur dhe po kërkohen nga policia.

Ende nuk dihet kombësia e personave që ndodheshin në mjetet fluturuese, por kjo zonë vizitohet shumë nga turistët dhe nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë në mesin e viktimave, shkruan “The Sun”.