Humb jetën një shtetas i Hungarisë në vendkalimin kufitar në Tabanoc

Gjatë ditës së djeshme në mbrëmje në vendkalimin kufitar në Tabanoc ka humbur jetën një shtetas i Hungarisë i cili ka udhëtuar me autobus.

Marketing

Siç njoftojnë nga MPB, dje në orën 22:50 në SPB Kumanovë, nga Ndihma e Shpejtë është denoncuar se në autobus në vendkalimin kufitar Tabanoc në dalje nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën F.S (71) nga Hungaria, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mjeku ka konstatuar vdekje pa shenje dhune ndërsa këqyrjen e ka kryer ekipi i SPB Kumanovë në praninë e motrës së të ndjerit dhe vozitësit së autobusit, të dy nga Hungaria.

Është njoftuar edhe Prokurori Publik për rastin.