Vende të largëta, nga gjithçka dhe të gjithë, për të gjetur paqen me veten dhe përqendrimin e nevojshëm.
Pas ishullit të veçantë ku koha nuk ekziston, është edhe ishulli ku mund të qëndroni falas, për të ri-gjetur frymëzimin.
Grupi i synuar janë shkrimtarët në kërkim të frymëzimit për të përfunduar një libër, hulumtues në fazën e thellimit të një studimi, muzikantë në kërkim të muzës…
Ose çfarëdo krijuesi, pa dallim në fushën e artit, me mundësinë për të mos qëndruar vetëm nëse dëshiron të argëtohet me një grup miqsh.
Por, ku është ky vend?
Shkoni në veri të Evropës, në Suedi. Aty është një ishull ku mund të qëndroni falas për një javë dhe të zhyteni në mënyrë ideale në universin tuaj, duke mos u shqetësuar për shpenzimet dhe gjëra të tjera.
Ideas Island – Ishulli i Ideve – ndodhet në brigjet e Stokholmit.
Ai është një ishull privat, në pronësi të shkrimtarit Fredrik Hwrén, i cili gjatë verës ofron falas hapësirat për një javë, për çdo udhëtar.