Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik bëri të ditur se çmimi i dizelit prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohet për gjysmë denarë, ndërsa çmimi i benzinave do të mbes i njëjtë.

Marketing

Çmimi i ri i shitjes me pakicë të Eurodizel do të shitet për 61 denarë ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri do të shitet për 51 denarë për lirtër. Eurosuper Bs-95 do të vazhdojë të shitet për 66.5 denarë për litër ndërsa Eurosuper Bs-98 do të shitet për 68.5 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-së për 0,924 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 32,574 denarë.