Dimitrov: “Zhvatja” dhe Ligji për Prokurorinë janë esenciale për fillimin e negociatave me BE-në

Ministri Nikolla Dimitrov vlerëson se sjellja e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe hetimi transparent për rastin “Zhvatja”, janë dy pika kyçe që do të na ndihmojnë shumë për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në në tetor”.

Marketing

Sipas Dimitrovit, në dy vitet e fundit ka përmirësim drastik dhe intensiv të procesit eurointegrues dhe udhëheqjen e politikës së jashtme. “Kishte diçka që konsiderohej e pazgjidhshme.

Këtu bëmë hap kyç, manifestuam mënyrë të vërtetë evropiane dhe zgjidhëm një çështje që na mbante jashtë procesit të integrimit në NATO dhe BE. Me fqinjët në kushte kur bota është ndarë, ne kemi krijuar mundësi për BE”, tha Dimitrov.