“Reketi”, Këshilli i Prokurorëve mblidhet nesër

Këshilli i Prokurorëve nesër duhet të vendosë nëse do të nisë procedurën për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva, e dyshuar në rastin “Reketi”.

Marketing

Prokuroria Publike as sot nuk i është përgjigjur Këshillit të Prokurorëve lidhur me kërkesën për informata shtesë për “Reketin”. Për shkak të procedurës hetimore, seanca e këshillit do të mbahet me dyer të mbyllura.

Nga Prokuroria për Krim të Organizuar nuk tregojnë nëse në seancën e nesërme kur do të vendoset për Janevën, do të merr pjesë edhe prokurorja e lëndës Villma Ruskoska, ashtu siç kishte kërkuar Këshilli. Në rast se këshilli vendos për shkarkimin e Janevës atëherë përgatisin raport të cilin do ta dërgojnë në Kuvend, në Komisionin për zgjedhje dhe emërime.

Me pëlqimin e katër partive më të mëdha, në seancë plenare me votimin e 2/3 dhe shumicën e “Badinterit”, duhet të miratohet propozimi formal për shkarkimin e Janevës, dhe pastaj vendimi do të kthehet në Këshillin e Prokurorëve Publik.

Katica Janeva në krye të PSP-së me mandat katër vjeç u emërua më 15 shtator te vitit 2015. Mandati i rregullt i Janevës përfundon më 15 shtator të këtij viti.